Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe “nuk është prioriteti kryesor për normalizimin" e marrëdhënieve me Serbinë, por Marrëveshja bazë mes dy vendeve. Kurti i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar, i cili, ndërsa po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, tha se Asociacioni duhet të formohet, por jo duke krijuar një mikro-shtet brenda Kosovës. Pas takimit me kryeministrin irlandez, Kurti kërkoi që çështja e draft-statutit të Asociacionit të mos veçohet nga paketa e marrëveshjes bazike.