Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtë të premten kërkesën e SHBA për formimin e Asociacionit të Komunave serbe, të cilin e ka krahasuar vazhdimisht me formimin e një Republike serbe në Veri të vendit. Një ditë pa thirrjes së dërguarit amerikan për dialogun, Gabriel Esobar, kryeminstri u përgjigj duke deklaruar se nuk mund të lejonte bashkimin e komunave me baza etnike.