Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të ashpra ndaj Serbisë në përvjetorin e 24-të të masakrës së Reçakut, ku mbetën të vrarë 45 civilë të pafajshëm nga forcat serbe. Në akademinë përkujtimore të mbajtur në nder të martirëve, Kurti akuzoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic dhe figurat e tjera kyçe në Serbi duke thënë se ata që e mohojnë gjenocidin, ëndërrojnë përsëritjen e tij.