Edhe pse Princi Harry bëri të ditur se do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij, Charles III, bashkëshortja e tij nuk ka ndërmend të shkojë. Meghan Markle do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara me fëmijët e saj. Burimet thanë se Meghan Markle e refuzoi ftesën për të festuar ditëlindjen e djalit të saj, i cili këtë 6 maj do të mbushë 4 vjeç. Markle gjithashtu nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe dëshiron të shmangë çdo thashethem që rrethon atë dhe familjen e saj.