Militantët kurdë të PKK-së i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së udhëheqësit historik të tyre, Abdullah Oçalan dhe njoftuan uljen e armëve. Agjencia e lajmeve Firat, një media e lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit publikoi deklaratën, ku thuhej: “Ne shpallim armëpushim që hyn në fuqi sot me qëllim që të hapet rruga për zbatimin e thirrjes së udhëheqësit tonë për paqe dhe shoqëri demokratike”.