Top News – ‘Kurbanët’ e Edi Ramës/ Furtunë ndryshimesh në strukturat e socialistëve
16/05/2021 13:58

Votimet nuk kanë përfunduar ende për Partinë Socialiste. Data 12 qershor, e cila përkon edhe me 30 vjetorin e krijimit të kësaj force politike premton ndryshime të qënësishme në të gjitha strukturat kapilare dhe përbërjen e Partisë Socialiste. Kongresi i jashtëzakonshëm do të vulosë edhe dy strukturat bazë, vendmimmarëse të Partisë Socialiste të cilat janë Asambleja Kombëtare dhe Kryesia. Votimet partiake për anëtarët e Asamblesë kombëtare zhvillohen në rang qarku. Anëtarët e zgjedhur të asamblesë së Partisë Socialiste bëhen pjesë edhe e Kryesisë. Rama ka paralajmëruar të gjithë anëtarët që nuk përmbushën objektivat me vota preferenciale tua lenë vendin anëtarëve të rinj. Janë disa deputetë, pjesë të kryesisë të cilët si pasojë e numrit të ulët të votave preferenciale nuk fituan mandat deputeti dhe për pasojë janë në territor rreziku në rradhët e socialistëve. Ditmir Bushati, Vasilika Hysi e Mimi Kodheli rrezikojnë t’i largohen kryesisë së kësaj partie. Ndërkohë Pandeli Majko edhe pse nuk mori vota preferenciale të mjaftueshme për të thyer herësin, qëndron në një pozicion më të favorshëm. Majko gëzon statusin ex-offiçio në Partinë Sociliste, kjo pasi ka pasur mandat kryeministri. Sipas statutit të socialistëve ky status e bën Majko direkt pjesë të Asamblesë dhe Kryesisë së Partisë Socialiste. Ndryshime pritet të ketë edhe në sekretariat. Momentalisht sekretar i përgjithshëm është Taulant Balla, njëherazi edhe deputeti më i votuar i partisë socialiste, madje më i votuar edhe se vetë kryeministri Rama. Nga sekretariati në risk është sekretari për koordinimin e këshillave të rajoneve, Ilir Beqaj i cili nuk e përmbushi objektivin e socilaistëve në Shkodër.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41