Studimi që njoftonte një kurë të suksesshme për kancerin e pankreasit te 45 minj laboratori është tërhequr nga revista që e publikoi më 27 dhjetor të vitit të kaluar. Botimi fillestar u pasqyrua në revistën PNAS dhe pretendimi i dy shkencëtarëve spanjollë bëri jehonë dhe nxiti optimizëm për gjetjen e një kure ndaj kancerit më vdekjeprurës në botë, ku më pak se 10 për qind e pacientëve mbijetojnë deri në pesë vite pas diagnozës.