Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 4 persona për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda. Dy prej tyre janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për dy administratorë dhe dy punonjësit e një firme të cilët ishin pjesë e disa kompanive të angazhuara për punimet restauruese në Prokurorinë e Elbasanit.