Top News/ Kur Lionel Messi ‘bekonte’ Lamine Yamal, del fotoja e vitit 2007
10/07/2024 12:03

Në vitin 2007, në atë kohë 20 vjeç, Lionel Messi kishte pak kohë që kishte nisur rrugëtimin e shndërrimit të një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e këtij sporti. Sapo kishte fituar trofetë e parë me Barcelonën, duke magjepsur tifozët e sportit më popullor në botë me spektaklin që ofronte në fushë. Emri i argjentinasit përflitej gjithandej dhe për të shfrytëzuar famën në rritje të tij, Barcelona vendos që ta aktivizojë në fushata bamirësie. Në një prej tyre, Messit iu kërkua që të merrte pjesë në një set fotografik, ku mes të tjera shkrep disa imazhe me një foshnje që kishte pesë muajsh. Autori i fotografisë, Joan Monfort as që e imagjinonte në atë kohë se foshnja që Messi mbante në krah dhe lante në vaskë do të shndërrohej më pak se 17 vite më vonë në një emër po aq të përfolur sa argjentinasi në botën e futbollit. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, që në moshën 16 vjeç e 362 ditë u shndërrua në lojtarin më të ri që shënon në një kampionat europian dhe për më tepër e bëri këtë duke shënuar një supergol, në një ndeshje gjysmëfinale dhe me Francën përballë. Fotoja e harruar në arkivat e fotografit të Associated Press u rikthye në vëmendje javën e kaluar, kur babai i Lamine Yamal, e postoi javën e kaluar me tekstin: “Nisja e dy legjendave”.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43