Gjykatës së Lartë i shtohen edhe 4 emra të rinj, duke e kthyer atë në funksionalitet të plotë. Dekretimi nga presidenti Meta I emrave të dërguar nga Këshilli I Lartë Gjyqësor, është fundi i një kalvari të gjatë emërimesh dhe shkarkimesh, në shumicën e rasteve nga vetting dhe në të tjerat nga dorëheqjet e tyre. Por ky zhvillim është mirëpritur nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka përshëndetur aktin e presidentit, që në fakt ka qenë një procedurë e pritshme prej ditësh, por që u konkretizua më parë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.