Zhurma e madhe që prodhoi hetimi dhe më pas gjykimi i kryeprokurorit të vendit ishte e madhe. Madje, një pikënisje, pas së cilës vëmendja u përqëndrua tek fraza e peshqve të mëdhenj të korrupsionit. Pati një interesim të madh të publikut për hetimin dhe gjykimin e Adriatik Llallës, e më pas duket se ra një qetësi për shkak të arratisjes së tij.