Top News – Kundërshtarët e Putinit marrin armët / U lodhën nga protestat, luftojnë për Ukrainën
26/10/2023 13:45

Në një luginë me baltë jashtë Kievit, një grup ushtarësh me veshje kamuflazhi, po mësojnë bazat e luftës, në rusisht. Një batalion i sapo krijuar brenda ushtrisë ukrainase përbëhet nga rreth 50 rusë që kanë ardhur të luftojnë kundër bashkëqytetarëve të tyre. “E mora vendimin që të vij në Ukrainë sa më shpejt që të mundesha për të luftuar kundër Rusisë, kundër regjimit të Putinit, kundër imperializmit”, thotë një prej tyre, që ka zgjedhur si emër lufte Grecha. Lufta në ukrainë ka tërhequr një mori vullnetarësh të huaj, pjesa më e madhe e të cilëve shërbejnë në legjionin e huaj të ushtrisë, që përfshin edhe batalionin siberian. Luftëtarët mbulojnë fytyrat dhe nuk duan të tregojnë emrat e vërtetë. Ata janë të gjithë rusë etnikë, me këndvështrime të hershme opozitare dhe pjesëtarë të grupeve etnike minoritare të siberisë. E kjo nuk është e vetmja njësi ruse që lufton për ukrainën. Në pranverë, dy njësi të tjera u vunë në qendër të vëmendjes pas një sulmi të shkurtër përtej kufirit rus, trupat vullnetare ruse që kanë lidhje me të djathtën ekstreme dhe huliganët e futbollit, dhe njësia tjetër e quajtur legjioni për lirinë e rusisë. “Grecha thotë se ka lindur në krimenë e ukrainës por ka jetuar në Moskë, ku edhe punonte si mjek emergjencash. “Ne duhet të clirojmë ukrainën, vendin ku kam lindur, krimenë, kjo është ëndrra ime”, thotë ai. Grecha thotë se i ishte bashkuar protestave të opozitës kundër luftës, por e kishte kuptuar se ato ishin të kota. “Në rusi, për momentin, ka diktaturë dhe unë nuk jam aspak i kënaqur me këtë. Shteti i jep gjithnjë e më pak liri qytetarëve të tij. Herët apo vonë rusia do të kthehet në një kamp të madh përqendrimi, cka thellë thellë është që tani”, thotë ai. Një tjetër luftëtar, Shved, apo suedezi, thotë se është larguar nga rusia një dekadë më parë për shkak të persekutimit politik dhe se kishte jetuar në suedi që nga 2011. Ai kishte marrë pjesë në aktivitetet anti qeveritare në rusi prej kohësh dhe në fund ishte detyruar të largohej nga vendi. Emra të njohur në rusi, i janë bashkuar batalionit siberian, përfshirë Alekse Makarov, një ish anëtar i partisë kombëtare bolshevike, që ka marrë azil në seudei si edhe aktivisti anti-kremlin, Ildar Dadin. Në këtë luftë, ukraina qëndron në anën e duhur – thotë suedezi, duke shtuar se fitorja i takon asaj.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31