Vizita shtetërore e Joe Biden në Vietnam e bën atë presidentin e pestë amerikan në detyrë që udhëton në tokën e ish-armikut. Udhëtimi i tij është padyshim më i rëndësishëm nga ai i Bill Clinton në vitin 2000. “Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë kritikë në atë që për ne përfaqëson një periudhë kritike”, i tha zoti Biden sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit në nisje të takimit në selinë qendrore të partisë.