Rusia ka mohuar hyrjen në hapësirën ajrore të saj të dy kompanive ajrore evropiane pasi ato kishin planifikuar evitimin e fluturimit mbi bjellorusi për të arritur në Moskë. Air Francë dhe Austrian Airlines duhet tani të anulojnë shërbimet pasi planet e tyre të fluturimit u refuzuan nga Rusia. Liderët e BE i kërkuan kompanive evropiane të evitonin hapësirën ajrore bjelloruse këtë javë pasi një avion i Ryanair u detyrua të devijonte dhe të ulej në minsk të dielën.