Autorja e librit origjinal “Blonde”, Joyce Carol Oates, e ka mbrojtur filmin e ri biografik në të cilin aktorja Ana de Armas e portreziton ikonën, Marilyn Monroe. Filmi i realizuar nga Netflixi, përshkruhet si një tregim i cili e ri-imagjinon ikonën e Hollyëoodit dhe i përzien ngjarjet e bazuara mbi fakte me ato të trilluara. Nga lansimi në platformën digjitale më 3 shtator, ky projekt ka shkaktuar debate të shumta në publik. Derisa disa e kanë lavdëruar performancën e de Armas, shumica e njerëzve po e konsiderojnë filmin si shfrytëzues i figurës së Monros.