Shqipëria është një nga vendet në të cilat kumari dhe lojërat e tjera të fatit u përhapën me vonesë edhe pse daton pak kohë pas shpalljes së pavarësisë. Madje që në vitin 1914 në shtypin e ditës u përhap lajmi se në jug të vendit, kryesisht qytetin e Vlorës, dyqanet e basteve ishin si pikat e shiut. Nisi nga shitja e thasëve me ullinj dhe të ardhurat e përfituara liheshin në baste me shpresën se do të sillnin dyfishim të tyre, por ishte krejt e kundërta.