Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë në Tiranë gjallërinë, mistikën dhe trashëgiminë mijëravjeçare të qytetërimit egjiptian. Kjo javë do të sjellë një sërë aktivitetesh që do të përfshijnë vallëzim tradicional, art performativ, kuzhinë autentike dhe kinematografi bashkëkohore.