Komisariati i Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, ka finalizuar operacionin e koduar "Cover". Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Krujë.