Kryetari i fshatit Palaj në Vaun e Dejës, Prek Merkushi, është arrestuar pasi në bashkëpunim me 36-vjeçarin Nard Kodra, kultivonin kanabis sativa. Gjatë operacionit policor “Palaj”, në territorin e fshatit Palaj, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara 203 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.