Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike policia e shtetit ka arrestuar 5 persona në Gramsh dhe Tepelenë. Në Gramsh gjatë operacionit të koduar “Droni 2020”, në fshatin Grabovë e Poshtme u arrestuan një 37 vjeçar nga Grabova dhe një 33 vjeçar nga Burreli, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike. Sipas policisë në vijim të hetimeve, në lokalin e 37 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi. Nga ana tjetër shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë arrestuar tre shtetas nga fshati Dukaj. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në oborret e banesave të tyre u konstatuan të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.