Fluket e pushuesve të huaj në porte dhe pika të tjera kufitare kanë sjellë një përgjegjësi të shtuar në kuadër të menaxhimit të sezonit veror, por edhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe tursitëve. Ministri i turizmit, Blendi Gonxhja së bashku me ministrin e punëve të brendshme, Besfort Lamallari u ndalën në Sarandë për të ndjekur nga afër masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik.