Disa orë pas protestës së lëvizjes ‘Bashkë’ kundër ndërtimit të kullës në lulishten pas teatrit të Operas, reagoi edhe anëtari i ‘Rithemelimit’ Belind Këlliçi. Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi pretendon se e ka denoncuar dhjetë muaj më parë ndërtimin e kësaj kulle, por duket se me apo pa dashje ka ngatërruar kullën të cilës i referohet duke devijuar çështjen dhe sjellë në fokus një tjetër investim ngjitur me kullën pas Operas.