Zërat se mes PD-së së Rithemelimit dhe Partisë Socialiste po bisedohet mes të tjerave edhe për riformatimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore kanë shqetësuar Partinë Demokratike zyrtare. Përmes një deklarate për mediat, sekretari i përgjithshëm PD-së së Bashës dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore akuzon Partinë Socialiste se po përpiqet që ta çojë procesin e reformës zgjedhore në Komisionin e Ligjeve për ta miratuar më pas me forcën e kartonave.