Lideri i laburistëve Keir Starmer e cilësoi shumë konstruktiv dhe pozitiv takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris. Keir tha: "Ne patëm një diskutim politik që mbulonte shumë çështje që kanë të bëjnë me politikën globale, prosperitetin dhe sigurinë.’ Megjithatë ky takim nuk u prit mirë nga britanikët të cilët e konsiderojnë Keir kukull të Macronit. Duke parë qasjen e liderit të laburistëve, ata haludojnë se takimi i tij me Macron kishte në fokus rinegocimin e Brexit dhe marrëveshjeve mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.