Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të marte nga policia e Vlorës, në një kanal me ujë. Bëhet fjalë për një shtetas me iniciale A.K, 51 vjec, i cili rezulton të jetë banues në Kukës. Trupi i tij u identifikua nga kalimtarët e rastit, në një kanal me ujë në fshatin Alikok të Vlorës. Kanë qenë këta të fundit, ata të cilët telefonuan policinë për ngjarjen në fjalë. Policia e Vlorës bën me dije se në turpin e 51 vjecarit nuk janë konstatur shenja dhune, cka mund të hidhte hije dyshimi që ai mund të ishte vrarë nga dikush.