Territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë. Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkoshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.