Teksa Shqipëria është gati të çelë sezonin e ri turistik, nuk duket që situata të jetë e njejtë në të gjithë vendin, për të mikpritur turistët, që sipas autoriteteve janë vazhdimisht në rritje. Qyteti i Kukësit, i cili është edhe një prej pikave hyrëse të turistëve që zgjedhin rrugën tokësore nëpërmjet Kosovës, është një panoramë shqetësuese. Prej 1 jave vendgrumbullimi i mbetjeve në Kukës është nën pushtetin e flakëve, çka ka bërë që i gjithë qyteti dhe zona përreth, përfshi kurorën e gjelbër, të mbulohen nga tymi.