Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga moti i keq, i shoqëruar me shtrëngata shiu dhe aktivitet të dendur elektrik. Reshjet intensive në formë stuhie kanë prekur veçanërisht zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, si pasojë e reshjeve të dendura, janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.