“I nderuar klient. Për shkak të informacionit të paplotë të adresës, dërgesa juaj nuk mund të dorëzohet, Ju lutem plotësoni të dhënat e sakta dhe kryeni pagesën e tarifës së shërbimit të ridërgimit.” Ky mesazh mashtrues në emrin e Postës Shqiptare ka mbërritur në telefonat celularë të qytetarëve, dhe ka nxitur menjëherë Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar vjedhjen e të dhënave bankare.