Top News/ Kujdes! Putin po na dëgjon / Spiunët rusë kanë përgjuar zyrtarët britanikë
07/12/2023 15:21

Spiunët e Vladimir Putinit kanë përgjuar politikanë dhe zyrtarë të lartë britanik – tha një zyrtar i ministrisë së jashtme të londrës. Leo Docherty, pretendon se biseda private mes politikanëve të profilit të lartë dhe shërbyesve civilë, janë kompromentuar nga shërbimi rus i sigurisë gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për të ndërhyrë në politikën britanike. Raportohet madje se ministria e jashtme ka thirrur ambasadorin rus në londër për të dhënë shpjegime dhe i është bërë e qartë atij se këto veprime kanë pasoja. Docherty ka dhënë informacion në dhomën e komuneve dhe sipas tij një fushatë kibernetike nga një grup i njohur si Star Blizzard, një nëndegë e njësisë kibernetike të FSB-së, ka siguruar dhe shpërndarë informacione delikate që nga 2015-a. Ministria e jashtme tha edhe se grupi ka bërë një procedurë të zakonshme, të njohur si spear-phishing për të vjedhur informacione nga një numër domethënës parlamentarësh nga parti të ndryshme politike. Deputetë, lordë, punonjës civilë, gazetarë, institute studimi dhe OJQ janë vënë në shënjestër. Ish shefi i shërbimit sekret të zbulimit, sër Richard Dearlove, ka konfirmuar madje për The Guardian, se vetë ai ka qenë një nga shënjestrat.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21