Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Korona me masa penale për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t’u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjenës. Policë të veshur si virusi Korona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Koronës. Policët u kujtonë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjienës.