Përmes një njoftimi zyrtar, “Air Albania” bën me dije se nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar. Bëhet fjalë për shtetasit italianë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit e huaj me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë tranzit në Itali, por që duhet të kenë blerë biletën e fluturimit deri në destinacionin final.