Vendet mund të fitojnë kohë në plan afatmesëm duke kufizuar udhëtimet për të luftuar koronavirusin e ri, por OBSH mendon se në përfundim, kufizimi i lëvizjes nuk ndihmon. Bruce Aylward, që kryesoi një ekip të OBSH në Kinë gjatë kulmit të epidemisë atje, thotë se ndalimi i udhëtimeve, zakonisht nuk është pjesë e arsenalit që nevojitet për të përballuar situatën. Ajo që ne kemi zbuluar, si parim i përgjithshëm, është se kufizimi i lëvizjeve nuk ndihmon. Ajo që kërkon vërtetë vëmendje është: ku është virusi? Rastet dhe kontaktet.