Italia ka vendosur kufizime për shqiptarët që udhëtojnë në vendin përtej Adriatikut. Pikërisht për këtë arsye, ministrja shqiptare e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në takim me homologun e saj italian Roberto Speranza theksuan rëndësinë e bashkëpunimit, madje duke i kërkuar rishikimin e vendimit për heqjen e kufizimeve.