Top News – Kufiri shqiptaro-grek/ BBC – pse s`mbyllet rruga e kanabisit
07/12/2020 12:25

Përmes një reportazhi të realizuar nga ekipet e saj, BBC hedh një vështrim mbi trafikun e kanabisit në Europë dhe sidomos, origjinën e tij nga Shqipëria. Reportazhi me autor gazetarin Kostas Koukoumakas ka në fokus kufirin e gjelbërt mes Shqipërisë dhe Greqisë, një zonë që e pershkruan si “ rrugën më të madhe për trafikimin e marijuanës në kontinentin e vjetër. “Fshati kufitar grek Haravgi Janinës është afër, por nuk ka tela me gjemba ose ndonjë pengesë tjetër për të shënuar kufirin”, thuhet aty. BBC citon një officer grek , Lambros Tsoumanis, i cili e patrullon shpesh atë rajon, të pohojë se “ kanabisi trafikohet në këmbë nga shqiptarë që jetojnë në fshatrat në anën tjetër të kufirit. “Ata janë njerëz të guximshëm, të fortë dhe i njohin të gjitha kalimet në pëllëmbë të dorës. Mund të mbijetojnë në pyll për ditë të tëra”, shprehet ai. Sipas reportazhit, nga fillimi i vitit e deri tani policia greke ka arritur të kapë 1.5 ton kanabis, ndërsa dy vitet e mëparshme, kapën rreth 9 tonë. Kontrabandistët, zakonisht të armatosur me kallashnikov, mbajnë në shpinë çanta tëe mbushura me 40-50 kg kanabis. Drogën më pas e fshehin pranë pikave të caktuara, një pemë të madhe ose një burim, ku merret nga pjesëtarët e një rrjeti grek. Një kg kanabis mund të shitetnë Shqipëri për 1.000 euro, thueht në reportazh, por baronët e drogës në Itali ose Greqi paguajnë dyfishin për të njëjtën sasi. Mëe tëj, thuhet se policia në të dy anët e kufirit ndërmer vazhdimisht aksione kundër trafikimit të lëndës narkotike, por ai vazhdon. BBC përmend aksionin e efektiveve te policise shqiptare në Lazarat, ku përshkruan betejën me granata dhe predha mortajash e konfiskimin e më shumë se 10 tonë marijuanë, mijëra bimë kanabis dhe armë zjarri.E megjithatë, deri në vitin 2016, thuhet aty, ekonomia e kanabisit në Shqipëri ishte përhapur në të gjithë vendin, sipas Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional”.Ballkani, vazhdon BBC, është kthyer në njërën prej rrugëve kryesore të trafikut në botë. Reportazhi thekson se Greqia ka legalizuar kanabisin mjekësor por me pak efekt ekonomik, ndwrsa në Maqedoninë e Veriut prodhimi i kanabisit mjekësor është i ligjshëm, por tonelata te twra sythash dhe vaji tw tij kanw mbetur ne depo e rrezikojne te gjejne rrugen drejt tregut te paligjshem.

Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35