Emigracioni i paligjshëm në shkallë të lartë ka lindur natyrshëm shtyrjen e afatit të bashkëpunimit me Frontex, strukturën evropiane të ruajtjes së kufijve të gjelbër. Në këtë mënyrë këtë të mërkurë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është rinovur marrëveshja mes Shqipërisë dhe Frontex, marrëveshje e cila do të cojë në një tjetër stad bashkëpunimin e strukturave të kufirit dhe emigracionit.