Në pikën kufitare të Bllatës, pika kufitare që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut në zonën e Dibrës, po rikthehet normaliteti pas pezullimit të lëvizjes për shkak të pandemisë. Fluksi normal vjetor i përpunimit në Bllatë është rreth 350 mijë pasagjerë dhe mbi 1 mijë kamionë me mallra. Por me përfundimin e Rrugës së Arbrit vitin e ardhshëm, do t'i hapet perspektivë e re zonës dhe do të rriten shkëmbimet tregtare e turistike në këtë Pikë Kalimi Kufitar. Ndaj po merren masa për t'ju përgjigjur këtij realiteti premtues.