Shqipëria e ka ende të paqartë se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë bazën ajrore të Kuçovës për të kryer operacione ushtarake kundër Iranit. Ministri i mbrojtjes, Ermal Nufi u pyet për këtë çështje pasi Spanja dhe Italia, dy shtete anëtare të NATO-s refuzuan që të lejonin avionët ushtarakë amerikanë të uleshin në bazat e tyre ajrore përpara se të niseshin për në Lindjen e Mesme