Rrugët e Havanës ishin çuditërisht të qeta ndërsa masat emergjente hynë në fuqi për të ruajtur rezervat e karburantit të Kubës, të cilat po pakësohen me shpejtësi, nën presionin ekonomik të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Me furnizimin me naftë nën kontrollin e SHBA-së, qeveria komuniste ka mbyllur universitetet, ka reduktuar orët e mësimit në shkollë dhe javën e punës, ka kufizuar transportin publik dhe shitjet e karburantit. Kubanët e paktë që shiheshin nëpër rrugët e kryeqytetit Havana, thanë se ishin të shqetësuar.