Një zjarr I përmasave të mëdha përfshiu zonën e Vlorës këtë të mërkurë. Flakët u aktivizuan rreth orës 14:00 në kodrat mbi spitalin rajonal të Vlorës dhe më pas u përhapën me shpejtësi drejt fshatit Babicë e Madhe. Të favorizuara nga era e fortë, flakët shkrumbuan sipërfaqe të mëdha me ullinj shekullorë si dhe pemë të ndryshme. Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në terren, por të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer.