Mes dy kritikeve që dolën në radhët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali dhe Marjana Koçeku ekziston një vijë e qartë ndarëse. Teksa ish ministrja kërkon reformim të brendshëm partiak, deputetja e Shkodrës ka kapërcyer pa kthim gardhin e Partisë Socialiste, dhe thotë se nuk ka asgjë që e bashkon më me këtë forcë politike. Gjatë një interviste me gazetarin Xhoi Malësia në emisionin ‘Breaking’ në Top News, Marjana Koçeku dha edhe një koment sa i takon mocionit që Spiropali dorëzoi në asamblenë e Partisë Socialiste për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë.