Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prezantoi nismën për ligjin e referendumeve, që parashikohen në Kushtetutë por pamundësohen nga mungesa e një ligji. balla – “Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese. Sot jemi këtu për t’i dhënë udhë këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Përpara se këtë draft që kemi sot këtu ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit, të jetë një proces konsultativ” Testi i parë mund të jetë ai për reduktimin e numrit të deputetëve në Kuvend.