Një qendër të dhënash pa dritare, e Microsoft-it pranë Xhakartës është e mbushur me zhurmë të pandërprerë, pjesë e një bumi të ndërtimit teknologjik që përfshin Azinë Juglindore e që premton mundësi ekonomike, por që është gjithashtu e etur për burime. Ndërsa kërkesa për inteligjencë artificiale po rritet, gjigantët e teknologjisë po garojnë për të investuar miliarda dollarë në rajon, të tërhequr nga një bazë përdoruesish në rritje të lidhur me rrjetin. Qendra të reja të të dhënave, objekte të ngjashme me depo që ruajnë skedarë online dhe mjete të fuqishme të Inteligjencës Aartificiale, nga chatbot-et te gjeneruesit e imazheve, po shfaqen si kërpudha në të gjithë botën, dhe sektori po rritet veçanërisht shpejt në Azi.