Top News – Ku i marrin paratë talebanët… OKB: Sigurojnë 300 mln deri në 1.6 mld dollarë në vit
01/09/2021 22:20

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Sipas Zërit të Amerikës, para se talebanët të merrnin pushtetin në Afganistan, ata kishin grumbulluar një burim të rëndësishëm parash. Ndërsa është e pamundur të dihet me saktësi se sa para kanë mbledhur, është e qartë se militantët kishin për qëllim të krijonin pavarësi financiare. Por nga vijnë këto para? Pjesa më e madhe e tyre vjen nga aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimin e opiumit dhe trafikun e drogës, si dhe përmes rrëmbimit të pengjeve e shkëmbimit të tyre për para. Sipas këtij raporti, vetëm trafiku i drogës u siguroi talebanëve 460 milionë dollarë. Mbledhja e taksave në zonat që ata kontrollonin ishte një burim tjetër i të ardhurave. Taksat ditore të mbledhura nga një pikë kontrolli mes qyteteve Pul-e Khumri dhe Mazar-e-Sharif vlerësohen të konsidueshme. Talebanët gjithashtu shtuan operacionet në minierat e zonave që kontrollonin, duke fituar 464 milionë dollarë vitin e kaluar. Edhe më shumë para kanë siguruar nga donacionet e mbështetësve të pasur dhe një rrjet fondacionesh bamirëse joqeveritare. Burime tjera financimi janë qeveritë e huaja. Zyrtarët amerikanë kanë thënë prej vitesh se talebanët kanë marrë para, armë dhe trajnime nga Rusia. Analistët thonë se militantët morën para edhe nga Pakistani dhe në një shkallë më të vogël nga Irani. Tani që talebanët kontrollojnë Afganistanin, ata kanë mundësi të mbledhin edhe më shumë para, përmes aksesit në llogaritë e qeverisë dhe taksave federale.

Top Channel/ Afgani kërcënoi Nigel Farage, Gjykata shpall fajtor pasi hodhi një video në Tik Tok
11/10 15:40
Top Channel/ Samit për rindërtimin e Gazës, pas përfundimit të luftës do diskutohet e ardhmja
11/10 14:15
Top News- Korea e Veriut nxjerr ‘bishën’ e re/ Prezanton raketën që mund të godasë SHBA-të
11/10 13:58
Top News- Sulmohet kryebashkiakja/ Vajza e adoptuar qëllon disa herë, mister shkaku
11/10 13:13
Top News- Shqiptari kapet me pistoletë e kokainë në Greqi, po lëvizte me makinë kur u prangos
11/10 13:02
Top Channel/ Komunistët koreanë tregojnë armët, në paradën ushtarake nxjerrin Hwasong-20
11/10 12:27
Top Channel/ Open AI ‘zhvendoset’ në Argjentinë, ndërtohet qendra e të dhënave në Patagoni
11/10 12:22
Top Channel/ SHBA, tarifa 100% ndaj Kinës, Trump tërhiqet nga takimi me Presidentin kinez
11/10 12:17
Top Channel/Trump heq demokratët nga puna,4 mijë punonjës lajmërohen për shkurtim të vendit të punës
11/10 12:17
Top News-Nis këmbimi i pengjeve me të burgosurit/ Qindra mijë palestinezë kthehen në Gazan e rrënuar
11/10 12:16
Top Channel/Trump: Nobelin e meritoja unë, presidenti amerikan bisedon me lideren e Venezuelës që…
11/10 12:13
Top Channel/ Ndalet lufta në Gaza në pritje të pengjeve nga Hamasi dhe të burgosurve palestinezë
11/10 12:09
Top News- Shpërthen fabrika e eksplozivëve/ Të paktën 18 persona të zhdukur në SHBA
11/10 11:29
Top News- ‘Ai po I kthen ata në shtëpi’/ Mediet izraelite lartësojnë figurën e Trump
11/10 11:28
Top News- Acarohen marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Trump vendos tarifë shtesë 100% ndaj Pekinit
11/10 11:17
Top Channel/ Macron kthen kryeministrin Lecornu që dha dorëheqjen pak ditë më parë
10/10 23:18
Top Channel/ Shpërthim në SHBA, 19 të zhdukur në kompaninë e eksplozivëve
10/10 22:54
Top Channel/ SHBA-Kinë, tension i lartë, Trump anulon takimin me Xi Jinping
10/10 22:42
Top News- Trump kërcënon Kinën, paralajmëron tërheqje nga takimi i planifikuar me Xi
10/10 22:30
Top Channel/ Gaza, rikthim në rrënoja. Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpi
10/10 22:29