Militantët ekstremistë të Hamasit pritet të përballen me egërsinë e përgjigjes së ushtrisë Izraelite, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që ata bënë të shtunën në mëngjes në disa qytete të Izraelit. Natyrisht që ushtria izraelite është shumë më e mirëpajisur dhe e përgatituer sesa një grup militant ekstremist si Hamasi, që për më tepër, fshihet edhe mes ivilëve palestinezë, që jetojnë në Rripin e Gazës, më shumë se 2 milionë njerëz në një hapësirë prej pak më shumë se 350 kilometrash katrorë.