Forca të shumta policia po zhvillojnë prej orësh aksione blic për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim për vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Burimet konfirmojnë për Top Neës se blutë janë vënë në kërkim të Daniel Heurteven alias Gjana, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes me dashje e mbetur në tentativë. 29-vjeçari Daniel Gjana me origjinë nga Kukësi, sipas hetimeve rezultoi se e ka goditur me grushte turistin, përpara sesa ta vriste me 8 goditje Sokrat Vata.