Artikujt e mediave franceze për arrestimin e Behar Bajrit bien ndesh me informacionet e shpërndara nga policia shqiptare në lidhje me vendin dhe forcat pjesëmarrëse që prangosën të shumëkërkuarin e drejtësisë në kuadër të operacionit Metamorfoza. Sipas mediave franceze, Behar Bajri është arrestuar në Strasburg dhe jo në Paris, siç njoftoi policia shqiptare.