Pesë anëtarë të një familje shqiptare janë arrestuar në shtetin italian, pasi kishin krijuar një laborator për përgatitjen e lëndëve narkotike në shtëpinë e tyre. Mediat italiane raportojnë se në pranga kanë rënë prindrit dhe dy fëmijët, si dhe një person tjetër që ndodhej në shtëpinë e tyre.