Kishin përshtatur një ambient (banesë të pabanuar), në fshatin Veliqot, për kultivim të bimëve narkotike, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, identifikohen 2 shtetas (njëri prej tyre pronari i banesës) dhe vijon puna për kapjen e tyre. Në ambientin e përshtatur u gjetën dhe u sekuestruan 249 bimë narkotike të mbjella në vazo, 25.35 kg lëndë narkotike cannabis sativa, llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.