Moldavia mban të dielën zgjedhjet parlamentare, me qytetarët që zgjedhin mes integrimit evropian dhe kthimit drejt Rusisë. Kremlini akuzohet për ndërhyrje, përfshirë përdorimin e dezinformimit online dhe trajnimin e grupeve moldave në serbi për të shkaktuar trazira në vend. Dy parti proruse u përjashtuan nga zgjedhjet nën akuza për blerje votash dhe financim të paligjshëm. Qendrat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 21. Rezultatet pritet të dalin menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit.